Kai Havertz është njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë.
Mesfushori gjerman ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.
E falë ndeshjeve të mira, Havertz është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.
Manchester United, Liverpool, Arsenal, Juventus, Bayern Munich, Real Madrid e PSG janë skuadrat e interesuara për të.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti katalunas Barcelona, që po e monitoron situatën e reprezentuesit gjerman.
Mediat gjermane kanë shkruar se Barcelona e ka ndjekur Havertzin në dy sfidat e Ligës së Kampionëve këtë edicion, ndaj Atletico Madridit dhe Juventusit.
Kampioni në fuqi i Spanjës mendon që në verën e vitit 2020 të dalë me një ofertë për transferimin e lojtarit shkruan telegrafi.
Gjithsesi gara për të është shumë e madhe, derisa Leverkusen nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e saj, që janë 100 milionë euro.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...