Sipas informacioneve të publikuara sot nga “El Mundo Deportivo”, Barcelona dhe Pau Cubarsí janë shumë pranë në qëndrime në negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit të ri.
Kontrata aktuale e mbrojtësit “blaugrana” skadon në vitin 2026 dhe klauzola e tij prej rreth 15 milionë eurosh, është shumë joshëse për klubet e mëdha evropiane. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e Barcelonës duan t’i ofrojnë atij një kontratë të re të përshtatshme për ekipin e parë dhe me një klauzolë të re largimi prej 1 miliard eurosh.
Hendeku në qëndrime mes klubit dhe lojtarit po ngushtohet gradualisht dhe, përsëri sipas “El Mundo Deportivos”, rinovimi i shumëpritur mund të zyrtarizohet para fundit të këtij sezoni./SS
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...