Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka mposhtur Real Soceidadin në shtëpi.
Djelmoshat e Ronald Koeman kanë triumfuar me rikthim 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur sulmuesi Willian Jose shënoi për 0-1 në minutën e 27-të.
Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm katër minuta, pasi vendasit gjetën golin e barazimit 1-1.
Ishte mbrojtësi i majtë Jordi Alba që shënoi një gol të bukur për të barazuar shifrat.
Dy minuta para se skuadrat të shkonin në pushim, Frenkie De Jong realizoi një tjetër gol për vendasit për t’i dhuruar epërsinë e parë në këtë takim 2-1.
Pjesa e dytë ishte me ritëm ë të ngadaltë, me Barcelonën që e administroi mirë rezultatin.
Në fund katalunasit i mbrojtën mirë dhe morën fitoren e dytë radhazi në La Liga.
Me këto tri pikë, Barcelona është ngjitur në vendin e pestë në tabelë me 20 pikë pas 12 ndeshjeve, teksa Real Soceidad ndan pozitën e parë në tabelë me dy skuadrat nga Madridi, Atleticon dhe Realin me nga 26 pikë.
Edhe ndeshjen e radhës Barcelona do ta luaj në Camp Nou, ku është nikoqir i Valencias.
Ndërkohë Real Sociedad do të ketë punë në udhëtim me Levanten. /Telegrafi/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...