Barcelona po e ndjek seriozisht transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.
Argjentinasit do t’i mbaronte kontrata në fund të këtij sezoni dhe ka qenë në bisedime me bardhezinjët për një rinovim.
Nuk është bërë përparim dhe tani pretendohet se do të largohet si lojtar i lirë.
Megjithatë, ai mund të flaës me klube të tjera evropiane tani dhe kjo i ka hapur derën ish-lojtarit të Palermos për t’u bashkuar me Barçën ose PSG-në.
“Todofichajes” raporton se katalanasit janë shumë seriozë për nënshkrimin e tij dhe ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me rrethin e tij për një transferim.
Raporti pretendon se sulmuesi është një objektiv serioz i tyre dhe për shkak se ata kanë pak para për të shpenzuar, ata duan ta shtojnë atë në skuadrën e tyre falas.
Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, kur u transferua nga Palermo për 40 milionë euro./Arbresh.info
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...