“Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me mua”

22:27 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

Ish mesfushori i Tottenham Hotspur, Paulinho ka pretenduar që agjenti i tij është në bisedime me Barcelonën rreth një transferimi të mundshëm te gjiganti katalunas.

Reprezentuesi i Brazilit, i cili ishte në White Hart Lane gjatë viteve 2013 – 2015, është aktualisht duke luajtur në Super Ligën e Kinës me Guangzhou Evergranden, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)

“Ata kanë qenë në kontakt me agjentin e tij. Është shtruar një ofertë nga Barcelonë, është e vërtetë dhe të dy palët janë në bisedime. Jam vërtetë krenar që një klub i mrekullueshëm si Barcelona është i interesuar në situatën time, nuk ka çmim për këtë”

“Në këtë moment, jam vërtetë i kënaqur me jetën time dhe karrierën time. Kur ju jeni në një situatë si ajo e imja atëherë është vështirë për të vendosur. Këtu janë shumë gjëra për të cilat duhet të mendoj, njëra nga to është lumturia ime”

“E vërteta është se nuk di se çfarë do të bëjë”

Paulinho ka bërë 67 paraqitje te “Spursët” duke shënuar 10 herë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme