Google ADS

“Barcelona është duke gënjyer rreth kontratës së Lionel Messit”

16:29 | 21 Shtator 2017
Arbresh Info

Presidenti i “Blaugranëve” pohon se ikona e Argjentinës tashmë është duke luajtur nën kontratën e re, por deklarata e tij është duke u sfiduar.

Pretendimi nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, që Lionel Messi tashmë ka nënshkruar kontratë të re është hedhur poshtë nga Agusti Benedito, i cili beson vetëm që babai i argjentinasit ka vendosur lapsin në letër, transmeton portali arbresh.info.

Benedito, ish kandidati presidencial i Barcelonës, është aktualisht duke bërë fushatë për vota ndaj mosbesimit kundër Bartomeut dhe bordit të klubit pasi ka akuzuar për fillimin e një “krize serioze institucionale”.

Dhe, pasi e vlerësoi Bartomeun si president që “ka humbur kontrollin”, ai tani ka sfiduar këmbënguljen e tij që Messi, kontrata aktuale e të cilit ka më pak se një vit, tashmë ka rënë dakord për të rinovuar kontratën.

Agusti Benedito beson që Lionel Messi ende nuk ka vendosur lapsin në kontratën e re
Agusti Benedito beson që Lionel Messi ende nuk ka vendosur lapsin në kontratën e re

Benedito pretendon që babai i Messit është i vetmi që ka nënshkruar marrëveshje dhe deri në momentin kur lojtari të vendos vetvetiu, marrëveshja “nuk është e vlefshme”.

“Bartomeu ka thënë që kontrata është nënshkruar, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Benedito sot (e enjte) në një konferencë për media.

“Kjo kontratë pa nënshkrimin e Messit nuk është e vlefshme. Megjithëse është nënshkruar nga babai i tij, ai [Bartomeu] ka nevojë për nënshkrimin e lojtarit”

Benedito ka sugjeruar gjithashtu që arsyeja e ngecjes rreth kontratës së Messit është e lidhur me detyrën e Bartomeut në klub.

“Është e mundshme që prezenca e Bartomeut është ndalesa kryesore për mos kryerjen e finalizimit”, shtoi ai.

“Shpresoj që presidenti e tregon të vërtetën sepse kjo nuk hera e parë që ai gënjen”.

/arbresh.info/

Të ngjashme