Ish-trajneri legjendar i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se klubi katalunas nuk është dashur ta zhvillojë ndeshjen ndaj Las Palmas.
Ishte tekniku i Cityt ai që përjetoi rëndë situatën pas referendumit për pavarësi në Kataluni. Barca atë ditë zhvilloi ndeshjen me Las Palmas me dyer të mbyllura.
Megjithatë, Guardiola ka thënë se ky vendim nuk ishte i duhuri dhe se ndeshja nuk është dashur të zhvillohej fare.
“Unë nuk do ta luaja ndeshjen Barcelona – Las Palmas. Nëse luani ndeshjen, luani para tifozëve me të gjitha pasojat që vijnë me të”.
“Ishin 700 njerëz të lënduar, këta njerëz shkuan ët votojnë, jo të plaçkitin një bankë. Por, Rajoy nuk do t’i përgjigjet pyetjeve dhe nuk do të dëgjojë, ata i dërguan 700 njerëz të shtetit të tyre në spital”.
Barcelona në foton e klubit doli me fanellat me ngjyra të Katalunisë
“Bota e pa se çka ndodhi. Ata akne thyer gishtat e një vajze e cila shkoi të votonte dhe të vetmet media që nuk i janë qasur seriozisht kësaj situate ishin ato spanjolle”.
“Pique? Ju mund të mos pajtoheni me të, por Pique është një djalosh i guximshëm”, deklaroi Guardiola.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...