Barcelona ende pas Christian Eriksen

19:40 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona vazhdon të jetë ende duke kërkuar nënshkrimin me mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Gjiganti katalunas kërkon transferimin e yllit të gjigantit në Premierë Ligë me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Danimarkës ka qenë një alternativë kryesore për “Blaugranët qysh pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli në merkaton e muajit janar të këtij viti.

Por, pavarësisht nënshkrimit me yllin brazilian, Barcelona ka vazhduar monitorimin e Eriksenit.

Lojtari ka arritur të bëhet njëri nga yjet më të mëdhenj të “Spursve” që janë të gatshëm për t’i ofruar kontratë të re këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme