Liverpooli rrezikon të humbas edhe një tjetër yll të madh, përsëri në drejtim të La Ligës, por tashmë në Real Madrid.
Gjiganti anglez shiti mesfushorin brazilian, Philipe Coutinhon, për shumën rekorde 160 milionë euro, duke u bërë braziliani i tretë më i shtrenjtë në histori dhe duke vendosur rekord të ri në Premierligë.
Por, sipas gazetarit të famshëm italian, Gianluca Di Marzio, transferi i Coutinhos ka dërguar një sinjal të fortë në Real Madrid dhe ata tashmë besojnë se duhet të kundërpërgjigjen me një nënshkrim të madh, transmeton arbresh.info.
Lojtarin të cilin e ka zgjedhur, është superylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili ka shkëlqyer që nga transferimi i tij nga Roma në Anfield.
Megjithatë, Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë për Salah dhe pritet shumë shpejt ta dërgoj në drejtim në të Liverpoolit.
Futbollisti më i mirë Afrikan i vitit 2017, është duke shijuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke shënuar 17 gola në Premierligë dhe është i dyti në listën e golashënuesve, ai po ashtu ka shënuar edhe pesë gola në Ligën e Kampionëve.
Raportohet se Salah konsiderohet si ‘Galaktiku’ i radhës dhe transferimi i tij mund të balancojë forcën në La Liga.
Barcelona është nëntë pikë largë vendit të parë dhe 16 pikë para Real Madridit, të cilët janë në formë katastrofike në La Liga këtë sezon.
Los Blancos dështuan gjatë verës të bëjnë një nënshkrim ‘galaktik’ pasi një transferim i Harry Kane, u mohua nga Tottenham, ndërsa humbi betejën me PSG, për super sulmuesin Kylian Mbappe. /arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...