Mesfushori i Barcelonës, Nico Gonzalez, i është bashkuar Portos në një marrëveshje të përhershme.
Reprezentuesi i Spanjës U-21 e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Valencia, pasi skuadra e Ruben Baraja-s shmangu për pak rënien nga LaLiga, transmeton Arbresh.info.
“FC Barcelona dhe FC Porto kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nico González për 8.5 milionë euro”, konfirmohet një deklaratë e klubit. Blaugranët ruajnë një përqindje të çdo transferimi të ardhshëm dhe të drejtën për të blerë lojtarin. FC Barcelona dëshiron të falënderojë publikisht Nico González për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe t’i uroj atij gjithë të mirat për të ardhmen.”
I diplomuar në La Masia, Nico shënoi dy gola në 37 paraqitje për Barcelonën gjatë sezonit 2021/22./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...