Karim Adeyemi është sensacioni më i ri në futbollin evropian.
Sulmuesi i talentuar gjerman është duke shkëlqyer me gjigantin austriak RB Salzburg në këtë fillim të edicionit.
19-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 11 ndeshjet e para me klubin austriak dhe kjo ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij.
Ditë më parë Adeyemi luajti me ekipin e tij përballë Sevillas, ku bëri një ndeshje të madhe.
Reprezentuesi gjerman fitoi tri penallti për Salzburgun, ku njërën nga to e humbi, por paraqitja e tij në Ligën e Kampionëve ishte spektakolare.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se në atë takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Barcelonës që e kanë përcjellë nga afër lojtarin.
Gjiganti kataluans është në kërkim të një sulmuesi dhe pritet të bëjë një ofertë qysh në afatin kalimtar të janarit për transferimin e Adeyemit.
Kampioni i shumëfishtë i La Ligas do të tentoj transferimin e lojtarit në janar ku po përgatitë një ofertë prej 30 milionë eurove.
Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë për katalunasit, pasi gara për talentin gjerman po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.
Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid, Liverpool, Arsenal e Juventus janë skuadrat tjera të mëdha që janë duke monitoruar situatën e talentit gjerman. /Telegrafi/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...