Barcelona tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tyre afatgjatë për Marc-Andre Ter Stegen sipas raportimeve të fundit.
Gjiganti i La Ligas ka qenë i detyruar që të bëjë një blerje emergjente pasi portieri Ter Stegen pësoi një këputje të ligamentit gjatë fitores ndaj Villarrealit të dielën.
Me reprezentuesin gjerman që i është nënshtruar operimit dhe pritet të mbetet për shumë muaj jashtë fushave, Barcelona ka vendosur që ta transferojë Wojciech Szczesnyn në një marrëveshje të përkohshme.
Sidoqoftë, drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për të ardhmen teksa gazetari Fernando Polo ka pretenduar se ekipi i Hansi Flickut ka identifikuar portugezin Diogo Costa si zëvendësues afatgjatë të gjermanit.
Costa ka qenë shumë i lidhur me një transferim tek Manchester United në të kaluarën, ndërsa tani thuhet se pjesëtarë të rëndësishëm të bordit të Barcelonës e konsiderojnë atë si prioritet për verën e ardhshme.
Në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Getafes mbrëmjen e së mërkures, Hansi Flick ishte pyetur për transferimin e një portieri të ri.
“Unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam. Inaki (Pena) është portieri ynë i parë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Kjo është e tëra çfarë mund të them”, ka thënë tekniku gjerman./Telegrafi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...