Barcelona e interesuar në mbrojtësin e Napolit

09:34 | 26 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona raportohet se është e interesuar në mbrojtësin qendror të Napolit, Kalidou Koulibaly, por ai do t’i kushtoj atyre 50 milionë euro.

Mbrojtësi qendror u bë pjesë kryesore e skuadrës së Maurizio Sarrit dhe ka rinovuar marrëveshjen e tij në shtator të vitit të kaluar duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

Kalidou Koulibaly, shënjestër e Barcelonës
Kalidou Koulibaly, shënjestër e Barcelonës

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur mbrojtësin që të jetë i lidhur me transferimin larg nga gjiganti italian dhe sot (e enjte), mediat spanjolle raportojnë se Barcelona është e interesuar për të sjell atë në Camp Nou.

Por, asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet deri në vitin e ardhëm dhe “Partenopei” mund të kërkoj të paktën 50 milionë për futbollistin e tyre, i cili tani ka filluar të njihet me nofkën ‘K2’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme