Barcelona e ka fituar ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit.
Katalanët kanë arritur të marrin tre pikë në ‘Santiago Bernabeu’, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 2:3.
Kjo fitore e Barcelonës, e rihap garën për titull në La Liga, duke premtuar një fund dramatik në Spanjë.
Casemiro në minutën e 28-të, e kaloi në epërsi Real Madridin, por pesë minuta më vonë, barazoi Barcelona me anë të Lionel Messit.
Në pjesën e dytë, Rakitic me një super-gol i dha epërsinë e parë Barcelonës, duke shënuar në minutën e 73-të.
Nga minuta e 77-ta, Reali luajti pa një lojtar, pasi Ramos u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Lionel Messin.
Edhe me një lojtar më pak, Reali nuk u dorëzua duke barazuar në 2:2 me anë të James Rodriguez, në minutën e 86-të.
Por, i gjithë spektakli ishte rezervuar për minutën e fundit, kur Messi shënoi për 2:3, për tre pikë shumë të rëndësishme për Barcelonën.
http://www.dailymotion.com/video/x5jglik_all-goals-highlights-hd-real-madrid-2-3-barcelona-23-04-2017-hd_sport
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë