Barcelona do të pësoj ndryshme të mëdha në skuadër me ardhjen e trajnerit të ri.
Sipas një raporti nga ‘Marca’, Barcelona do të shes katër lojtarë të formacionit startues, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle pretendon se bordi i klubit është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për t’i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Arda Turan, Andre Gomes, Javier Mascherano dhe Jeremy Mathieu thuhet se janë lojtarët që gjendet në këtë listë. Luis Enrique raportohet se është i interesuar të mbaj në ‘Camp Nou’ këta lojtarë, por trajneri është afër largimit duke lënë njëkohësisht edhe të ardhmen e tyre në dyshime.
Luis Enrique njoftoi më 1 mars se do të largohet nga Barcelona në fund të edicionit 2016/17. Kontrata e trajnerit është afër përfundimit dhe ai nuk është i interesuar të nënshkruaj të re edhe pse klubi i ka ofruar atë.
Bordi i Barcelonës beson se klubi humbi titullin për shkak se skuadra e tyre nuk ishte e mirë mjaftueshëm për garuar me skuadrën e Real Madridit.
Marco Verratti, Joeo Cancelo, Hector Bellerin, Paulo Dybala dhe Christial Belle raportohet se janë shënjestrat kryesore të klubit për këtë verë./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...