Skuadrat evropiane janë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para se të fillojnë ligat nëpër Evropë.
U zhvillua një super miqësore mes Barcelonës e Manchester Cityt, me kohën e rregullt që u mbyll baras 2:2, por pas penalltive fitues dolën spanjollët 1:4.
Në minutën e 24-të u realizua goli i parë në ndeshje. Atë e shënoi sulmuesi i ri i Barcelonës, Pau Victor.
Ishte O’Reilly ai i cili i barazoi shifrat në minutën e 39-të.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, katalunasit rikthyen edhe njëherë rezultatin, këtë herë me Pablo Torre për 1:2.
Në minutën e 59-të, Jack Grealish i barazoi shifrat në 2:2 me një gol të bukur, pas një aksioni mirë të ndërtuar nga City.
Barcelona në penallti fitoi me rezultat 4:1 falë golave nga Lewandowski, Darvich, Balde dhe Martinez, derisa te City shënoi vetëm Ahmed Fatah pasi Kalwin Phillips dhe Wright humbën penalltitë e tyre.
Manchester City e kishte humbur edhe një miqësore këtë parasezon atë nda Celtic, ditë më parë./Gazeta Express/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...