Barcelona do t’ia zvogëlojë lojtarëve pagesën, me ose pa aprovimin e tyre

19:20 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Barcelona është duke planifikuar t’ia zvogëlojë lojtarëve dhe stafit të trajnerëve pagesat për 70%.

Klubi është goditur në ekonomi dhe mënyra e vetme për të qëndruar në bilanc pozitiv është t’iu zvogëlohet pagesa e lojtarëve, transmeton portali arbresh.info.

Ka raportimet të shumta që thonë se lojtarët kanë pranuar që pagesa t’iu zvogëlohet për 30% gjatë tërë sezonit.

Por, bordi i kampionit të Spanjës ka vendosur që të jetë 70% gjatë kohës kur shteti është i mbyllur dhe duke ‘luftuar’ Covid-19.

Ky vendim tashmë është marrë dhe do miratohet pavarësisht që lojtarët mund ta refuzojnë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme