Google ADS

Barcelona do t’i japë fund huazimit të Yusuf Demir, kjo është arsyeja

10:39 | 11 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona është e vendosur të përfundojë marrëveshjen e tyre të huazimit për Yusuf Demir.

Demir iu bashkua Barçës në një marrëveshje huazimi gjatë verës, me gjigandët katalanas që kishin një opsion për të blerë.

Por, një ndeshje para se të aktivizohet ky opsion, Barça është e vendosur të kthjejë Demir nga erdhi.

Xavi Hernandez nuk është impresionuar me atë që ka parë nga anësori, dhe Barça gjithashtu ka situatën e saj fianciare për të menduar.

Blaugranët duan të ulin masën e pagave të tyre dhe duke qenë se Demir nuk do të luajë një rol të madh, do të kishte kuptim që ai të kthehej në Austri.

Sipas “Diario AS”, ky është plani, ku raportohet se periudha e huazimit të Demirit pritet të përfundojë në ditët në vijim.

Barça ka të ngjarë të paguajë tarifën për t’i dhënë fund marrëveshjes më herët, por do të jetë shumë më lirë se opsioni prej 10 milionë euro për ta blerë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme