Lëndimi i portierit gjerman, Marc-Andre ter Stegen, thuhet se i ka hapë rrugë Barcelonës për të regjistruar në skuadër dy nga yjet e ekipit.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, lëndimi i Ter Stegen do të thotë që Barcelona mund ta çregjistrojë atë nga skuadra e tyre e La Liga 2024/25 për momentin.
Kjo do të hapë më shumë hapësirë pagash në skuadrën e tyre. Kjo gjithashtu do të thotë që Blaugranët duhet të jetë në gjendje të regjistrojë disa lojtarë për të gjithë sezonin e ligës.
Sigurisht, Wojciech Szczesny do të jetë një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Ter Stegen në skuadër pasi transferimi i tij të konfirmohet brenda ditës ose disa ditësh. Ai do të regjistrohet në skuadër sapo të bashkohet me ekipin.
❗️ La baja de Ter Stegen daría para inscribir a Szczesny y Olmo
✍️ @RogerTorello https://t.co/TCkyqOYe4c
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 26, 2024
Barça gjithashtu tani mund të regjistrojë Dani Olmon në skuadrën e La Ligës për të gjithë sezonin. Duhet theksuar se mesfushori aktualisht është i regjistruar vetëm deri më 31 dhjetor.
Me Ter Stegen jashtë, Blaugranët mund të përdorin 80% të pagës së gjermanit për të mbajtur Olmon të regjistruar për të gjithë sezonin. Shuma tjetër do të përdoret për Szczesnyn. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...