Viti i kaluar ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Pedrin e Barcelonës. Pasi u transferua nga Las Palmas, ai pati një sezon tejet të gjatë, nën drejtimin e Ronald Koeman te Barcelona dhe Luis Enrique te Spanja.
Nga vazhdimi për të bërë mbi 50 paraqitje për të parët në sezonin e tij debutues, pavarësisht se ishte në adoleshencë, tek luajtja me kombëtaren spanjolle në ‘UEFA EURO 2020’ dhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Tokyos, 18-vjeçari bëri gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përpjekjet dhe arritjet e Pedrit u shpërblyen në fillim të këtij muaji kur ai fitoi çmimin prestigjioz “Golden Boy” për vitin 2021. Natyshisht, Barça synon të ndërtojë një ekip me të si një anëtar kryesor dhe i dha atij një kontratë të re afatgjate, të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Kontrata gjithashtu përfshinë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, duke u thënë në mënyrë efektive çdo klubi të mundshëm se 18-vjeçari konsiderohet “i patransferueshëm”. Megjithatë, siç raporton “El Nacional”, katalanasit mund të detyrohen të ndryshojnë qëndrimin e tyre nëse vjen një ofertë prej rreth 100 milionë euro për “mrekullinë e tyre adoleshente”.
Ky raport vjen pas pretendeimeve se kampioni i rekordeve gjermane, Bayern Munchen është i interesuar për nënshkrimin e Pedrit. Gjigandët bavarez e kanë të vendosur reprezentuesin spanjoll në sy dhe janë të gatshëm ta bëjën atë nënshkrimin më të shtrenjtë të klubit, duke i ofruar gjithashtu një kontratë shumë më të madhe se ajo në të cilën është aktualisht në “Camp Nou”.
Tani, raporti pretendon se nëse Bayern Munchen do të dilte me një ofertë prej 100 milonë eurosh, do të mjaftonte për ta çuar Barcelonën në tryezën e bisedimeve. Katalanasit, pavarësisht qëndrimit të tyre, janë të penguar nga situate e tyre financiare – për shkak të së cilës ata madje përfunduan duke humbur Lionel Messin në verën e këtij viti.
Pra, ndërsa lojtarët si Pedi, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong konsiderohen “të patransferueshëm”, Barça do të jetë e hapur për negociatat në rast se do të vijnë oferta të mëdha prej rreth 100 milionë eruo. Nëse Bayern është i gatshëm të shpenzojë kaq shumë para për spanjollin, mbetet për t’u parë./Arbresh.info
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj