Barcelona janë duke planifikuar që të bëjnë disa lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, dhe njëra ndër to pritet të jetë transferimi i Chadi Riad.
Mbrojtësi 20-vjeçar po luan momentalisht në huazim tek Real Betisi që kanë opsionin e blerjes së kartonit të tij, por gjiganti katalanas e ka mbajtur klauzolën e blerjes si pjesë e marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Betisi mund të nënshkruajë përfundimisht me Riad për 3 milionë euro, ndërsa klauzola e blerjes për Barcelonës është rreth 7 milionë euro.
Mediumi katalanas Sport ka raportuar gjithashtu se qëllimi i klubit është që ta aktivizojë këtë klauzolë në fund të sezonit, pasi Riad ka impresionuar me paraqitjet e tij.
Sidoqoftë, ka një mundësi të fortë që Riad nuk do të qëndrojë si lojtar i Barcelonës, pasi po parashihet shitja e tij e menjëhershme.
Barcelona tashmë ka një numër të madh të mbrojtësve në ekip, kështu që qëllimi me Riad duket që ta shesin atë dhe të përfitojnë para.
Raporti shton tutje se blaugranasit kanë për synim që të përfitojnë të paktën 15 milionë euro nga shitja përfundimtare e kartonit të reprezentuesit maroken./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?