Google ADS

Barcelona dhe Reali në garë për mbrojtësin e Arsenalit

07:48 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Edhe Barcelona raportohet se i është bashkuar garës për transferimin e Kirean Tierneyt.

Sipas “Football London”, Barcelona pritet të bëj një ofertë prej 50 milionë funteve për reprezentuesi skocez, transmeton Gazeta Express.

Katalunasit për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit duhet të mposhtin edhe konkurrencën nga Real Madridi, që gjithashtu raportohet se ka shprehur interesim për lojtarin.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, thuhet se e pëlqen Tierneyn pasi ai kishte tentuar ta transferonte edhe te Napoli në vitin 2019, por pastaj lojtari kaloi te Arsenali nga Celticu.

Megjithatë, shihet si problem që 24-vjeçari të largohet nga “Emirates Stadium”, por mund të tundohet nga interesimi prej klubeve si Barcelona e Real Madridi.

Kirean Tierney vlerësohet si njëri prej futbollistëve kryesor te “Topçinjtë”. Ai ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme