Barcelona dhe PSG janë duke prirë në garën për transferimin e sulmuesit të Chelsea-s, Willian.
Brazilianit kontrata i skadon në qershor dhe ka konfirmuar se do largohet sapo sezoni të përfundojë sepse nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Willian ka kërkuar nga “Blutë” kontratë trevjeçare, ndërsa gjiganti anglez i ka ofruar vetëm dyvjeçare, andaj lojtari nuk e ka pëlqyer.
Dy klubet londineze Arsenal dhe Tottenham janë të interesuar për 31-vjeçarin, por para tyre janë Barcelona dhe PSG.
Dy gjigantët evropianë planifikojnë të transferojnë sulmues të krahut dhe Willian është i preferuar i dy skuadrave.
Këtë sezon braziliani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...