Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës, me katalunasit që pritet të bëjnë shumë ndryshime në skuadër.
Por njëri nga futbollistët që rrezikon largimin është Frenkie de Jong, një lojtar që do t’i siguronte klubit një shumë prej rreth 80 milionë euro.
Por Barcelona mund ta shkëmbejë holandezin, pasi gjiganti katalunas është në bisedime me atë anglez Manchester City.
De Jong është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën duke parë se Fernandinho do të largohet dhe Ilkay Gundogan ka kontratë vetëm deri në vitin 2023.
City është gati ta paguajë shumën prej 80 milionë eurove për sulmuesin, por Barcelona ka shprehur interesim për Bernardo Silvën i cili pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
Mundo Deportivo ka raportuar se dy skuadrat tanimë janë në bisedime për një shkëmbim të bujshëm të dy mesfushorëve.
Në rast se ndodh ky shkëmbim, atëherë City do të paguajë edhe 20 milionë euro, pasi Bernardo Silva ka një vlerë më të vogël se holandezi De Jong.
Gjithsesi dy klubet janë vetëm në fillim të bisedimeve dhe mbetet të shihet nëse do të ndodh një shkëmbim i tillë.
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...
Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2...
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...