Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest është duke i impresionuar të gjithë në klub e sidomos trajnerin Ronald Koeman.
Dest iu bashkua klubit katalunas këtë muaj dhe është bërë amerikani i parë që luan për gjigantin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Të shtunën e kaluar, Dest ishte titullar ndaj Real Madrid-it dhe ishte ndër lojtarët që shkëlqyen në humbjen në “El Clasico”.
Sipas Diario Sport, lojtari ka mahnitur të gjithë dhe qendërmbrojtësi Gerard Pique ishte ndër personat që e ka vërejtur më së miri sepse e ka parë mënyrën si amerikani e ndalte Vinicius Junior-in.
Tani, Dest pritet të vazhdojë të jetë titullar edhe në sfidën ndaj Juventus-it, derisa Sergio Roberto do qëndrojë në stol./arbresh.info.
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?