Google ADS

Barcelona dhe Inter vëzhgojnë situatën e Aubameyang

11:03 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Barcelona dhe Inter janë duke shikuar situatën e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesit me prejardhje nga Gaboni kontrata me “Topçinjtë” i skadon në vitin 2021 dhe është duke refuzuar kontratën e re pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Për të hyrë në top katër të Premierë Ligës është shumë vështirë, ngase tri vendet e para kanë tubuar mjaftë pikë ndërsa për pozitën e katër janë duke garuar United, Tottenham dhe Chelsea.

Barelona e sheh Aubameyang si lojtari i duhur për t’iu ndihmuar sulmuesve Messi, Suarez dhe Griezmann.

Ndërsa te Inter, e shohin si zëvendësimi adekuat për sulmuesin Lautaro Martinez.

Sipas Le 10 Sport, të dy gjigantët evropian janë të përgatitur të presin deri në qershor për lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme