Barcelona dhe Atletico shkëmbejnë lojtarët

12:11 | 27 Prill 2017
Arbresh Info

Atletico Madridi ka shfaqur interesim te mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.

Gjiganti katalunas është shfaqur si favorit për të nënshkruar me yllin e ‘Los Colchoneros’, Theo Hernandez, pasi ata i kanë premtuar atij një pozitë në formacionin startues në ‘Camp Nou’, transmeton portali arbresh.info.

Kjo do të thotë që Jordi Alba është gati të largohet gjatë verës duke u kthyer në drejtimin e kundërt te rivali në La Liga

Atletico Madridi është në merkato për një mbrojtës të ri të krahut të majtë duke marrë parasysh moshën e Filipe Luisit.

Alba ka pasur vështirësi të mëdha gjatë kohës së kaluar nën udhëheqjen e Luis Enriques këtë sezon dhe duket që ditët e tij në ‘Camp Nou’ janë të numëruara.

28-vjeçari ka shpenzuar pesë vitet e tij të fundit te gjiganti katalunas duke bërë 114 paraqitje në La Liga./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme