Liverpooli ka shkatërruar planet e Barcelonës me zbulimin e qëndrimit të tyre përfundimtar duke refuzuar të shesin mesfushorin Philippe Coutinho.
Ky raport vjen nga ‘Mirror’ që pretendon se gjiganti katalunas është detyruar të anulojë prezantimin që kishin përgatitur për lojtari pas një jave të tmerrshme, transmeton portali arbresh.info.
Përveç largimit të njërit nga lojtarët më të mirë në botë dhe suksesit që rivali i tyre – Real Madridi është duke shijuar në ndeshjet parasezonale, Barcelona është tani e shqetësuar për transferimin e një lojtari me kualitet të lartë.
Pavarësisht dëshirës së madhe për të siguruar shërbimet e Coutinhos, Barcelona nuk ka arritur të nënshkruaj me futbollistin pasi Liverpooli refuzon të shes atë para një sezoni ku ata synojnë titullin dhe rikthimin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...