Barcelona ka bërë një tjetër hap të gabuar. Ata u ndalën në një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Valencias.
Fillimi i takimit ishte një “dush i ftohtë” për blaugranat. Ata pësuan gol qysh në minutën e parë të takimit. Gjithçka erdhi nga një goditje këndore, ku Pique nuk u tregua i vëmendshëm, situatë të cilën më së miri e shfrytëzoi Garay.
Vazhdimin e takimit e dominuan katalunasit duke mbajtur posedimin dhe duke qenë më kërkues.
Mundin e skuadrës e shpërbleu si gjithnjë Lionel Messi, i cili me një goditje fenomenale me të majtën, nga jashtë 16 metërshi tundi rrjetën e kundërshtarit për rezultatin 1:1.
Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë tjetër gol. Barça diktonte tempon, ishte më kërkuese, por konkretizim nuk pati.
Me këtë barazim, Barça pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me 15 pikë, një më pak se Sevilla që gjendet në pozitën e parë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...