Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

21:24 | 22 Prill 2025
R J

Braziliani Raphinha po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij me fanellën e Barcelonës këtë sezon, por pavarësisht shifrave të tij brilante, klubi katalanas po mendon ta shesë atë.

Raphinha ishte duke u larguar verën e kaluar, por ardhja e Hansi Flick në pankinë e mbajti atë në Camp Nou, që doli të ishte një sukses i plotë. 

Ai shënoi 30 gola dhe regjistroi 23 asistime në 48 paraqitje, duke e çuar Barcelonën drejt Superkupës së Spanjës dhe katalanasit janë ende në kërkim të titullit të La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve. 

Ai është favorit për Topin e Artë, por Sport shkruan se presidenti i klubit Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco janë gati të shesin Raphinhan për një ofertë prej të paktën 85 milionë eurosh. 

Barcelona beson se tani është koha ideale për të fituar para, sepse ata janë skeptikë nëse braziliani mund ta ruajë këtë formë në afat të gjatë, ndërsa Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli kanë shfaqur tashmë interes për Raphinhan. 

Tifozët e Barcelonës janë të befasuar nga vendimi i drejtuesve të klubit dhe besojnë se Raphinha meriton një kontratë të re, dhe jo të shitet në momentin kur luan futbollin e jetës së tij. 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm