Ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i kërkuar nga Barcelona.
Kjo sipas raportimeve në Spanjë të cilat besojnë se sulmuesi me prejardhje nga Gaboni është zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, ky i fundit u operua në gju dhe pritet të mos mund të luajë deri në prill, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang ka qenë lojtar i shkëlqyeshëm të “Topçinjtë” duke shënuar 57 gola në 91 ndeshje që prej kohës kur u transferua nga Borussia Dortmund.
Mirëpo, 30-vjeçari pritet të largohet nga “Emirates Stadium”, nëse Arsenal nuk arrin të hyjë në top katër këtë sezon.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është duke shfaqur interesim, pasi e shohin sulmuesin të duhurin për ta zëvendësuar uruguaianin në “Camp Nou”.
Transferimi i Aubameyang te gjiganti katalunas është shumë i vështirë, sepse “Topçinjtë” nuk janë duke konsideruar mundësinë e shitjes së lojtarit këtë muaj./arbresh.info.
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon ...