Barcelona është gjobitur me 19 mijë euro pas rikthimit të tyre tronditës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germain, gjë që shkaktoi “shpërthim” në tribunat e stadiumit ‘Camp Nou’.
Goli i fundit nga Sergi Roberto krijoi skena të jashtëzakonshme tek tifozët vendas, por UEFA ka shqyrtuar gjithçka në detaje dhe ka dënuar gjigantin spanjoll për shkak të ndërhyrjes së tifozëve në fushë, transmeton portali arbresh.info. Po ashtu, në këtë sanksionim janë llogaritur edhe sjelljet e pahijshme të skuadrës, që mori në përgjithësi pesë kartonë të verdhë gjatë ndeshjes.
Përveç Barcelonës, UEFA ka gjobitur edhe klube të tjera në Ligë të Kampionëve në Evropa Ligë. Napoli do të paguaj 38 mijë euro për shkak të sjelljes së tifozëve në disfatën 3 me 1 ndaj Real Madridit.
Rostov është penalizuar gjithashtu për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga tifozët. Skuadra ruse është gjobitur me 16 mijë euro.
Gjoba më e rëndë i është dhënë Saint Etiennes për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre në ndeshjen në Evropa Ligë kundër Manchester United. Klubi në Liga 1 do të paguaj 50 mijë euro për fishekzjarrët dhe objektet e hedhura në fushë nga tifozët e tyre./arbresh.info
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...