Barcelona ka shënaur fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Sevillës në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.
Spektakli i golave nisi në minutën e 24-të nga Robert Leëandoëski nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë katër minuta më vonë Pedri dyfishoi epërsinë pas një supergoli.
Ndërkohë në minutën e 39-të, Leëa shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, i cili mori një top nga Raphinha.
Golin e katërt Barcelona e shënoi tetë minuta para fundit me anë të Pablo Torre.
Pesë minuta më vonë, Sevilla shënoi golin e nderi ku golashënues ishte Idumbo.
Ndërsa epilogun final për 5-1 e realizoi Pablo Torre, i cili ishte i dyti personal për të në këtë mbrëmje.
Pas kësaj fitore, Barcelona arkëtoi tre pikët e radhës ku tani ka 27 sosh, tri më pak se Real Madridi, skuadër me të cilën do të ndeshet javën e ardhshme.
“El Classico” do të luhet me 26 tetor nga ora 21:00./Arbresh.info
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...