Google ADS

Barcelona “blindon” Yamal, klauzolë me shifër 1 miliardë

16:44 | 2 Tetor 2023
KRG

Barcelona “blindon” talentin Lamine Yamal. Sulmuesi i djathtë, i cili debutoi me skuadrën katalanase në La Liga në takimin e prillit kundër Real Betis.

16-vjeçari po paraqitet shumë mirë në javët e para të këtij sezoni, duke treguar klas të madh pavarësisht moshës së re.

Kampionët e Spanjës kanë zyrtarizuar sot rinovimin me Yamal deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që klauzola e largimit të tij është vendosur 1 mln euro.

Adoleshenti i talentuar ka dalë nga akademia La Masia, që gjatë viteve ka nxjerrë shumë futbollistë të talentuar.

Yamal debutoi edhe me kombëtaren e Spanjës gjatë këtij muaji, duke u kthyer në lojtarin më të ri në histori që vesh fanellën “La Roja”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme