Barcelona bën ofertë dramatike për Messin në momentet e fundit

08:15 | 10 Gusht 2021
A. B.

Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës përmes një konference për media të dielën në mesditë.

Sulmuesi legjendar konfirmoi se ai dëshironte të qëndronte në klub dhe ishte pajtuar me kontratën e ofruar, mirëpo kushtet financiare në klub nuk ia lejuan atij.

Lojtari 34-vjeçar pritej që të zbarkonte në Paris të hënën mbrëma, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani raportohen për disa ndryshime befasuese.

Sipas asaj që raporton La Porteria, Barcelona ka bërë një ofertë për Messin në momentet e fundit.

Bëhet e ditur se katalunasit po tentojnë të bindin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që ta rfeuzojë kontratën e PSG-së dhe të qëndrojë në Camp Nou.

Roye Nemer raporton se Barcelona është e gatshme që t’i sakrifikojë disa lojtarë, vetëm që të mbajë Messin në klub. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme