Mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele është objektivi i Barcelonës për në verë.
Kampioni i Spanjës është në dijeni se në verë do largohen disa mesfushorë shkaku që kanë mbi 30 vjet dhe nuk janë duke luajtur në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët si Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arturo Vidal që iu kanë ndihmuar shumë në vitet e fundit, pritet të largohen dhe të transferohen te ndonjë klub që mund të kenë më shumë minutazh.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona e sheh Ndombele si lojtari adekuat që mund të luaj pranë De Jong dhe Arthur, andaj është i gatshëm të paguajë rreth 60 milionë euro.
Kontrata e francezit me Spurs skadon në verë të vitit 2025./arbresh.info.
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...