Barcelona thuhet se është në prag të marrëveshjes 26 milionëshe për transferimin e mesfushorit të Gremios, Arthur.
21-vjeçari vlerësohet lartë si njëri nga mesfushorët më të talentuar në futbollin brazilian dhe Barcelona ka shfaqur interesim që një kohë të gjatë për të, transmeton portali arbresh.info.
Gremio fillimisht është thënë se nuk dëshiron të shes Arthurin për asnjë çmim më të vogël se 44 milionë funta sa është edhe klauzola e tij, por bazuar në gazetën katalunase ‘Sport’, këtu ka pasur zhvillim të papritur të negociatave dhe Barcelona ka rënë dakord për një marrëveshje prej 26 milionë funta.
Raporti pretendon që Arthur do t’i bashkohet zyrtarisht Barcelonës para Kampionatit Botëror 2018, ku besohet se mesfushori do të ketë një shans të madhe për të depërtuar në skuadrën e Brazilit.
Pas kësaj, mendohet se Arthur do t’i ribashkohet Gremios në formë huazimi deri në fund të sezonit brazilian në muajin dhjetor./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...