Barcelona ka regjistruar një rikthim sensacional nga disfata 2 me 0 në ndeshjen e parë kundër Sevillas.
Gjiganti katalunas ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6 me 1 në takimin e dytë mes tyre në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit duke vazhduar kështu tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Philippe Coutinho shënoi dy gola (13′) (53′), ndërsa Ivan Rakitic (31′), Sergi Roberto (54′), Luis Suarez (89′) dhe Leo Messi (93′) shënuan nga një mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në Camp Nou ndërkohë që Guilherme Arana kishte shënuar golin e vetëm sonte për mysafirët në minutën e 67′.
Gjërat mund të kishin shkuar plotësisht ndryshe kur gjatë pjesës së parë të takimi u akordua një penalti në favor të Sevillas, por portieri Jasper Cillessen u tregua i saktë duke mbrojtur goditjen e Ever Banegas.
Me këtë përmbysje tronditëse të rezultatit, Barcelona kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni për të nëntë herën radhazi./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...