Barça udhëheq garën për Verratin

13:39 | 1 Mars 2017
Arbresh Info

Lojtari që thuhet se do të jetë njëri nga emrat më të kërkuar gjatë merkatos së transferimeve tashmë ka një çmim.

Sipas raporteve nga ‘Mundo Deportivo’, Paris Saint Germain më në fund e ka pranuar faktin që ata do të humbin mesfushorin italian Marco Verrati në fund të sezonit dhe prandaj i kanë vendosur një çmim 25-vjeçarit që është duke u kërkuar nga klubet më të mëdha në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta e lartpërmendur shkruan se kampioni francez do t’i dëgjojë vetëm ofertat që janë rreth 85 milionë euro për lojtarin tyre, kontrata e të cilit skadon në fund të vitit 2021.

Barcelona udhëheq garën për të nënshkruar me Verratin derisa ata vazhdojnë kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Andre Gomes që ka qenë zhgënjyes në sezonin e tij të parë tek skuadra në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, Juventusi thuhet të jetë gjithashtu i interesuar për të siguruar shërbimet e Verratit. Madje, gjiganti ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij.

Bayern Munichu dhe Real Madridi janë gjithashtu admirues të 25-vjeçarit./arbresh.info

Të ngjashme