Sipas një raporti nga ‘Corriere dello Sport’, Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 160 milionë euro nga Barcelona për superyllin Paulo Dybala.
Sot (e enjte) është afati i fundit kalimtar dhe “Blaugranët” ende nuk kanë gjetur zëvendësuesin adekuat të Neymarit pas transferimit për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli është duke qëndruar ende pas Philippe Coutinhos dhe Juventusi është duke bërë të njëjtën gjë për Dybalan.
Disa gazeta spanjolle kanë sugjeruar që gjatë 24 orëve të fundit “La Joya” ishte shënjestër e një oferte.
Gazeta e lartpërmendur italiane thekson që një ofertë prej 160 milionë euro është shtruar, megjithëse burime të tjera përmendin tarifën prej 115 milionë euro, plus 45 milionë bonuse.
Dybala ka kontribuuar me 19 gola dhe nëntë asistime në 48 ndeshjet kompetitive të Juventusit gjatë sezonit 2016/17./arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...