Barcelona ka shpenzuar dy vite e gjysmë në përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandez, por gjiganti spanjoll nuk ka arritur ende.
Gjatë përpjekjeve të tyre ata kanë shpenzuar më shumë se 90 milionë euro në transferimin e pesë futbollistëve, të cilët nuk kanë arritur të tregojnë paraqitje të mira, transmeton portali arbresh.info. Përveç tjerash, ata kanë shpenzuar edhe 30 milionë në Cesc Fabregas për të zëvendësuar mesfushorin më të mirë në histori para largimit.
Xavi u largua me tripletë në sezonin 2014-15 duke kaluar në Al-Sadd të Qatarit.
Barcelona në pozitë të tij nënshkroi me dy mesfushor qendror, Rakitic dhe Rafina. Kroati kushtoi 18 milionë euro, ndërsa ky i fundit u rikthye pas huazimit nga Celta Vigo.
Sidoqoftë, Xavi mbeti njëri nga figurat më të shquara që i ndihmoi Barcelonës të ketë sukses.
Gjiganti katalunas më pas shpenzoi 35 milionë në ish sulmuesin e Atletico Madridit, Arda Turan. Ata transferuan gjithashtu Gomesin për 35 milionë dhe Denis Suarezin për 3.2 milionë./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...