Barcelona raportohet se është e gatshme për të shkarkuar deri në pesë lojtarë gjatë verës për të krijuar fonde në realizimin e transferimit të shtrenjtë të yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Barcelona është e vendosur për të përforcuar linjën frontale edhe më shumë edhe pse tashmë kanë shpenzuar shumë fonde në blerjen e Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles, transmeton portali arbresh.info.
Nuk ka dyshim që Griezmann duket i gatshëm për transferim te një klub elitë pas shkëlqimet te Atletico Madridi për disa vite dhe duket si një lojtar që i përshtatet mirë stilit të lojës në Camp Nou.
Por, Barcelona është në dijeni që ata duhet të heqin dorë nga një numër i madh lojtarësh për të arritur pagesën e tij, ndërkohë emrat si Rafinha, Gerard Deulofeu, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Lucas Digne janë ata që përmenden si të mundshëm për largim.
Tifozët e Barcelonës sigurisht se e ndiejnë këtë transferim si të vlefshëm për shkak se Griezmann e ka vërtetuar vetën si në La Liga ashtu edhe në Ligë të Kampionëve.
26-vjeçari teorikisht hyn gjithashtu në vitet e tij më të mira dhe këto pritet të jenë mjaftë të dobishme për Barcelonën derisa ata vazhdojnë të kërkojnë për zëvendësuesit afatgjatë për Lionel Messin dhe Luis Suarezin në front.
Dyshja tashmë janë mbi 30 vjeç dhe nuk mund të luajnë përgjithmonë, prandaj Griezmann mund të jetë njeriu që mund t’i ndihmojë atyre për të krijuar një tjetër epokë në sulmin e Barcelonës./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...