Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për media pasditen e së martës para ndeshjes kthyese në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Gjiganti në Serie A fitoi 3 me 0 javën e kaluar dhe Barcelona do të ketë nevojë për një rikthim tjetër befasues për të vazhduar në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ne nuk kemi presion sepse Juventusi është thuajse i kualifikuar në gjysmëfinale. Ata duhet të zgjedhin se çfarë loje do të luajnë, ne vetëm mund të sulmojmë, sulmojmë dhe të sulmojmë sërish. Ne kemi nevojë për tifozët tanë që të qëndrojnë në stadium në çdo pjesë të ndeshjes. Ata u larguan nga ‘Nou Camp’ vetëm dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja historike ndaj PSG-së”
“Ne e dimë se mund të shënojnë tri gola për tre minuta, kështu që ne duhet të jemi së bashku deri në minutën e 95’të të ndeshjes”
“Është më lehtë se ndaj PSG-së”, shtoi Enrique./arbresh.info
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...