Barça shënon tri gola për shtatë minuta (VIDEO)

22:10 | 4 Mars 2017
Arbresh Info

Barcelona ka thelluar edhe më tej epërsinë në takimin e xhiros së 26 në La Liga kundër Celta Vigos.

Gjiganti katalunas ka shënuar tri gola brenda shtatë minutave në ndeshjen që është duke zhvilluar si vendas në ‘Camp Nou’.

Ivan Rakitic (57′), Samuel Umtiti (61′), dhe Lionel Messi (64′) kanë “bombarduar” portën e portierit të Celta Vigos, Sergio Alvaz./arbresh.info

https://streamable.com/jil0f

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme