Barcelona ka kaluar sërish në epërsi në finalen e ‘Copa del Rey’ ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi brazilian Neymar ka shënuar për 2 me 1 në minutën e fundit të pjesës së parë pas asistimit nga Andre Gomes, shkruan portali arbresh.info. Epërsia u thella edhe më tej nga Paco Alcacer i cili shënoi për 3 me 1 në minutën e tretë të kohës shtesë gjatë pjesës së parë pas një super asistimit nga sulmuesi Lionel Messi.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga ylli Lionel Messi në minutën e 30′, por shifrat u barazuan menjëherë nga Alaves përmes Theo Hernandez.
Mesfushori i Deportivo Alaves shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...