Google ADS

Barça rimerr kreun në La Liga (VIDEO)

22:39 | 4 Mars 2017
Arbresh Info

Paralajmërimi nga trajneri Luis Enrique për largim nga klubi në fund të sezonit nuk ka ndikuar fare tek lojtarët e tij që shkatërruan Celta de Vigon.

Barcelona ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 skuadrën e Eduardo Berizzos në takimin e xhiros së 26 në La Liga të zhvilluar si nikoqir në ‘Camp Nou’, shkruan portali arbresh.info.

Lionel Messi (26′)(64′), Neymar (40)’, Ivan Rakitic (57′) dhe Samuel Umtiti (61′) janë autorët e pesë golave të shënuara nga gjiganti katalunas.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona rimerr kreun me 60 pikë në tabelën e La Ligas, një më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë./arbresh.info

https://streamable.com/jil0f

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme