Google ADS

Barca rihap mundësinë për qëndrimin e Dembele: Nëse ai ndihet mirë, mund të takojmë agjentin e tij

22:03 | 22 Mars 2022
KRG

Paraqitjet spektakolare të Ousmane Dembele kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të lënë të hapur mundësinë për një negocim.

Dembele dhe Barcelona dështuan të gjenin akordin gjatë vitit të kaluar, dhe pas merkatos së janarit nuk kanë diskutuar më me përfaqësuesit e Dembele.

Gjithsesi, forma e lartë e lojtarit ka vënë në pah potencialin e tij, dhe zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste thotë se ata janë gati të ulen dhe të bisedojnë me agjentin e lojtarit, nëse ky i fundit vazhdon të ndjehet rehat.

“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentin e tij dhe ai mund të qëndrojë”, ka thënë Yuste.

Dembele ishte afër largimit nga Barcelona në ditën e fundit të merkatos së janarit, por lojtari refuzoi opsionet që kishte në dispozicion.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, në fund të këtij sezoni. /lajmi.net/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme