Interi i ka ofruar Radja Nainggolanin skuadrës së Barcelonës si shkëmbim me Arturo Vidalin muajin e kaluar, por oferta ishte refuzuar.
Sugjerimet e reja janë shfaqur sot (e premte) në mediat spanjolle ku thuhet se Vidal do të ribashkohej me ish trajnerin e Juventusit, Antoine Conten, në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ekspertin e transferimeve, Gianluca Di Marzion, e gjithë ngjarja vjen pas propozimit të bërë javë më parë.
Nainggolan nuk është pjesë e planeve të Contes në Inter dhe i ai i është ofruar disa klubeve, përfshirë Barcelonën si shkëmbim me 32-vjeçarin kilian.
Megjithatë, “Blaugranët” kanë vendosur për të mos pranuar këtë shkëmbim./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...