Barcelona ka refuzuar katër oferta për mesfushorin e padëshiruar Andre Gomes, por asnjërën nga ato që plotësoi kërkesat e tyre.
‘El Mundo Deportivo’ raporton që ish klubi i tij – Valencia, Tottenhami, Lazio dhe Juventusi kanë kontaktuar të gjithë gjigantin katalunas rreth reprezentuesit portugez, por asnjë ofertë nuk është pranuar, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar, gazeta e njëjtë raportoi se “Blaugranët” janë të hapur për largimin e tij prej 22 milionë euro pavarësisht se shpenzuan 55 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin nga Los Che në verën e vitit 2016.
Ish anëtari i Benficas ka pranuar se është “duke kaluar në një periudhë të tmerrshme” në klub për shkak të formës së tij të dobët.
‘Diario Sport’ raporton gjithashtu që transferimi i tij si një i huazuar te Valencia është i mundshëm, por Barcelona preferon të shes atë te një klub jo spanjoll./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?