Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë euro nga Interi për Rafinha Alcantaran, megjithëse të dy klubet besojnë për të arritur një marrëveshje këtë muaj.
Në një raport nga ‘Marca‘ thuhet se braziliani do t’i bashkohet gjigantit italian këtë muaj por të dy klubet ende nuk kanë rënë dakord me tarifën e transferimit, transmeton portali arbresh.info. Huazimi i tij me opsionin e detyrueshëm për blerje ka qenë një mundësi që është hedhur poshtë nga mediat, por të gjitha palët thuhet se janë të “qeta” dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Celta Vigo ka qenë e lidhur me transferimin e 24-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka luajtur në klub nën udhëheqjen e Luis Enriques gjatë edicionit 2014/17.
‘El Mundo Deportivo’ raportoi javën e kaluar se mesfushori do të kalojë te Interi, i cili nuk është më i interesuar në sulmuesin Gerard Deulofeu.
Rafinha është rikuperuar nga një lëndim serioz që e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga muaji prill dhe dëshiron të fitoj kohë të rregullt në fushë, gjë të cilin nuk mund ta gjej në Camp Nou./arbresh.info/
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike